back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmeVetura e kryetarit të Istogut goditi këmbësorin

Vetura e kryetarit të Istogut goditi këmbësorin

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Vetura e kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugova, “Passat Phaeton”, është përfshirë në një aksident, i cili është mbajtur larg vëmendjes së mediave.

Për aksidentin, i cili ka ndodhur mëngjesin e 19 shkurtit 2017, Policia e Kosovës nuk ka dhënë shumë detaje përpos raportit 24 orësh, ku shkruhet se në këtë aksident këmbësori ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK.

KALLXO.com merr vesh se i përfshirë në aksident ishte shoferi i kryetarit të Komunës, i cili po voziste makinën zyrtare.

Vet kryetari Haki Rugova e ka pranuar këtë incident.

“Është e vërtetë. Unë kam qenë në makinë. Shoferi tash është në punë dhe unë jam në punë”, ka thënë Rugova për KALLXO.com.

Ai ka shtuar se i vjen keq për këmbësorin e lënduar, i cili po trajtohet në QKUK.

Në përgjigjen e saj, Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për faktin se makina që e shkaktoi aksidentin ishte zyrtare dhe vozitej nga shoferi i kryetarit Rugova.

Katër vjet më parë, një këmbësor është goditur edhe nga vetura zyrtare e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota.

Viktima e këtij aksidenti, një 80-vjeçar, për shkak të lëndimeve ishte dërguar nga QKUK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz