Vetura e EULEX-it shkel ligjin, futet në të kuqen!
BILLI·

Një veturë e Misionit të Bashkimit Evropian ka shkelur rregullat e komunikacionit rrugor në Prishtinë.
Në një foto të dërguar në “Indeksonline”, shihet automjeti i EULEX-it në rrugën “Bill Klinton” teksa bën kundërvajtje.
Shoferi evropian futet në të kuqen, duke mos respektuar semaforët.

Lexo edheMaturanti kurseu para dy vjet, për t’i blerë shokut të klasës një karrige me rrota

Kësisoj, sipas ligjeve të Policisë së Kosovës, dënimi për këtë vepër shkon deri në 150 euro.
Kjo kundërvajtjeje nuk mbetet vetëm me këtë dënim, policia largon 3 pikë si dhe për 3 muaj bëhet konfiskimi i patent shoferit.

















