Vetëvendosje propozon Albulena Haxhiun për kryekuvendare
dp

Lexo edheKuvendi i voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV’së i çojnë duart për Listën Srpska

Propozimi u bë gjatë seancës, ku Konjufca fillimisht uroi deputetët e zgjedhur dhe bëri thirrje për bashkëpunim institucional.
“Ju uroj secilit që jeni zgjedhur nga ana e popullit të Kosovës dhe uroj që në këtë Kuvend të veprojmë gjithmonë në frymën e bashkëpunimit e t’i marrim vendimet më të mira për qytetarët e Republikës sonë. Grupi Parlamentar i VV-së e propozon deputeten Albulena Haxhiu për Kryetare të Kuvendit të Kosovës”, deklaroi Konjufca.
Haxhiu, e cila ka ushtruar më parë funksione ministrore, është emri i propozuar nga shumica parlamentare për të udhëhequr legjislaturën e re. /Lajmi.net/

Lexo edheKuvendi i voton në pako nënkryetarët, deputetët e VV’së i çojnë duart për Listën Srpska