Vetëvendosja e LDK-ja pritet të takohen gjatë kësaj jave
BILLI

Lexo edheGrenell thotë se ka arritur marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat

Para se të kalojë afati kohor për Lëvizjen Vetëvendosje nga Lidhja Demokratike e Kosovës lidhur me ofertën që këta të fundit i’a kanë bërë VV-së, dy palët pritet të takohen edhe njëherë gjatë kësaj jave, shkruan GazetaBlic.
Nnënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci, tha për GazetaBlic se deri në fund të kësaj jave mund të ndodhë një takim mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, për shqyrtimin e ofertës së LDK-së.
“Nuk e di nëse nesër do të ketë takim por deri në fund të javës mund të ndodhë ndonjë takim”, tha Nagavci për GazetaBlic.
Tutje nga Lëvizja Vetëvendosje sot kanë konfirmuar se Glauk Konjufca nuk do të japë dorëheqje nga posti i kryeparlamentarit.

Lexo edheGrenell thotë se ka arritur marrëveshje në parim me Kosovën e Serbinë për hekurudhat
Nga kjo parti kanë thënë se kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës nga i pari i Kuvendit, është e papranueshme.