Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVeterani dhe vëllai i dëshmorit Bujar Syla reagon ashpër për procesin në...

Veterani dhe vëllai i dëshmorit Bujar Syla reagon ashpër për procesin në Hagë: Po gjykohet UÇK-ja – po gjykohet vetë gjaku, historia jonë

Të ngjajshme

Izmaku: Takimi Kurti-Limaj këtë fundjavë, presim epilog pozitiv

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku ka bërë të...

Tërmet në rrethinën e Vitisë

Në rrethinën e Vitisë ka ndodhur një tërmet me...

A do heqë dorë Ariana Grande nga muzika?

Fituesja e çmimit Grammy, komentoi në Instagram rreth thashethemeve...

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shkarkuar Besiana Kadarenë...

Një reagim i fuqishëm ka ardhur nga Lulzim Syla një veteran i luftës dhe vëllai i dëshmorit Bujar Syla nga Gjakova, i cili ka shprehur shqetësimin e tij ndaj procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një deklaratë emocionale, vëllai i dëshmorit Syla thotë se “në Hagë nuk po gjykohet vetëm Hashim Thaçi me shokët. Po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, po gjykohet gjaku e historia jonë”.

Ai tutje shton se bashkë me familjen e tij, siç kanë bërë në luftë janë gati sërish ta mbrojnë UÇK-në, gjakun e dëshmorëve dhe lirinë sepse thotë se liria nuk ra nga qielli, por u ble me gjak.

Postimi i plotë i tij:

“REAGIM NGA NJË VETERAN DHE VËLLA DËSHMORI

Unë jam vëlla i dëshmorit Bujar Syla nga Gjakova që u varros me flamurin kuqezi. Kam luftuar për këtë tokë, dhe sot po më dhemb më shumë se kurrë.

Në Hagë nuk po gjykohet vetëm Hashim Thaçi me shokët. Po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Po gjykohet vetë gjaku ynë, liria jonë, historia jonë!

Ata që dhanë jetën për këtë vend sot i kanë duart lidhur, ndërsa ata që dogjën, masakruan dhe përdhunuan – janë të lirë!

A ka më poshtë se kaq? A ka më shumë padrejtësi se kjo?

Unë dhe krejt familja ime – ashtu siç kemi qenë në luftë – jemi gati sërish me e mbrojt UÇK-në, me e mbrojt gjakun e dëshmorëve, me e mbrojt lirinë!
Sepse kjo liri nuk na ra nga qielli – ajo u ble me gjak!

Ne nuk harrojmë!
Ne nuk dorëzohemi!
Kush prek UÇK-në, ka prek gjakun e fëmijëve tanë!
Kush gjykon luftën tonë, ka shkel mbi varret tona!

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Gjaku nuk falet – as historia nuk fshihet!”.

Ky reagim është një ndër shumë zërat që janë ngritur në mbrojtje të historisë së UÇK-së, në një kohë kur procesi në Hagë ka ngjallur reagime të shumta ditëve të fundit./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit