Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka folur për “Gazeta Blic”, për protestën që do të mbahet sot nga një grup i ish-luftëtareve të UÇK-së, të cilët kanë tri kërkesa njëra prej tyre është edhe pastrimi i listave të veteranëve.
Guxati tregoi se këto protesta nuk i përkrahin, mirëpo shtoi se çdo qytetar i Kosovës ka të drejtë të protestojë për pakënaqësitë e veta.
“Ne nuk i përkrahim këto protesta këto nuk janë të organizuara nga ne, por sidoqoftë ata kanë të drejtë të protestojnë sikur çdo qytetar tjetër i Kosovës për pakënaqësitë e veta, neve nuk na pengojnë, por nuk kemi ndonjë bashkëpunim me ta”, tha ai për “Gazeta Blic”.

Ndërkaq, protesta e paralajmëruar nga një grup i ish-ushtarëve të pakënaqur të UÇK, pritet të mbahet sot duke filluar nga ora 11:00. Protesta mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Protestuesit kanë këto kërkesa.
1. Pastrimin e listave te veteranëve,
2. Njohja e statutit të invalidit të gjithë atyre qe si pasojë e luftës vuajnë nga sëmundjet e ndryshme,
3. Shkarkimi i komisionit invalidor i tanishëm, i cili luftëtarët e vërtetë po i konsideron si kriminelë dhe po jua refuzon njohjen, kurse ata që i kanë blerë certifikatat me lekë po e kalojnë shkallën e invalidit./GazetaBlic./

