back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeVeteranët për 3 muaj u shpenzuan gati 20 milionë euro

Veteranët për 3 muaj u shpenzuan gati 20 milionë euro

Të ngjajshme

Nuk iu bind urdhrave të policisë në Dheu i Bardhë, arrestohet një person

Një person është arrestuar të enjten në pikëkalimin kufitar...

Obi Mikel sulmon Arsenalin

John Obi Mikel, ish-mesfushori i Chelsea dhe Nigerisë, ka...

Çka përfshinin 4 amendamentet e Osmanit për zgjedhjen e presidentit nga populli

Gjithsej 4 amendamente i dërgoi presidentja Vjosa Osmani në...

Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa” më 2007, të gjithë të akuzuarit lirohen nga akuza

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur sot aktgjykim lirues...

Po luanin bixhoz brenda një lokali në Malishevë, arrestohen pesë persona

Një rast i organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka larguar 738 emra nga lista e veteranëve që konsiderohet se kanë përfituar jashtëligjshëm pensione.

Për këtë, lajmi.net ka raportuar dje ekskluzivisht, teksa ka siguruar edhe aktakuzën e re të Speciales që është dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kundër 12 anëtarëve të Komisionit Qeveritar për Verifikimin e Statusit të Veteranit, shkruan lajmi.net.

Në aktakuzën e parë përfshiheshin hiç më pak se 20.238 emra që marrin kundërligjshëm pension të veteranit të luftës nga ku prokuroria kishte kërkuar që të pezulloheshin pensionet për gjithë emrat e përfshirë në aktakuzë.

Pensionet nuk u ndalën ndërsa aktakuza me përmirësime thotë se tani në listën e veteranëve të rrejshëm janë 19.500.

E kjo kategori po i kushton mjaftë shumë buxhetit të Kosovës.

Vetëm për tre muajt e fundit, gati 20 milionë euro janë shpenzuar për pensionet e veteranëve.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në një përgjigje për lajmi.net ka bërë të ditur se gjatë muajit korrik pensione kanë përfituar 38 mijë e 74 persona. Shuma që është shpenzuar është 6 milionë e 388 mijë e 344 euro.

Në gusht, 38 mijë e 103 veteranë, buxhetit të shtetit i kushtuan 6 milionë e 390 mijë e 770 euro.

E në shtator, për 38 mijë e 120 veteranë, u shpenzuan 6 milionë e 398 mijë e 716 euro.

Në total, për tre muajt e fundit për këtë kategori janë hargjuar 19 milionë e 177 mijë e 820 euro.

Kosova për shumën e madhe që hargjon për veteranët e UÇK-së ishte kritikuar edhe nga ndërkombëtarët.

Kujtojmë deklaratën e ambasadorit zviceran, Jean Humber Lebet, i cili kishte pasur përplasje të ashpra me qeveritarët në Kosovë lidhur me këtë çështje. /Lajmi.net/

LEXO EDHE: Ekskluzive/ Prokuroria heq nga lista e veteranëve të rrejshëm 738 emra (Dokument)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz