back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVeteranët e UÇK-së paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, kjo është arsyeja

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Veteranët e UÇK-së paralajmërojnë bojkot të zgjedhjeve dhe protesta nëse nuk kryhen obligimet e tyre financiare.

Këto deklarime i ka bërë kryetari i veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati.

Ai gjatë një deklarimi për Gazeta Blic ka thënë se në rast se nuk dalin pagat, kjo kategori do të bojkotojë zgjedhjet dhe do të paralajmërojnë protesta të mëdha.

“Në rast se deri të premten nuk dalin pagat, atëherë ne do të reagojmë edhe në mënyra tjera. Mënyrat tjera janë, bojkoti i zgjedhjeve të 22 tetorit dhe do të thërrasim protesta të mëdha. Mandej le ta shikojnë qeveritarët tanë se si do ia bëjnë pa neve”, ka thënë Gucati për Gazeta Blic.

Ndër tjerash, ai ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe deputetët po e neglizhojnë këtë kategori.

“Unë mendoj se si Qeveria e Kosovës po ashtu edhe deputetët po na neglizhojnë tej mase, por ne do të veprojmë ndryshe me ta”, ka thënë Gucati, duke mos specifikuar saktë se me çfarë veprash tjera do tu kundërvihen.

Gazeta Blic ka tentuar të marrë informata nga sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, por ai ka thënë se seanca bëhet publike në ueb-faqe, dhe sipas tyre s’ka asnjë informatë se kur do të mbledhin deputetët.

Ndërkaq, Armend Zemaj, nga LDK-ja, ka thënë për Gazeta Blic se Qeveria po i mban peng këtë kategori, për shkak siç thotë ai të zgjedhjeve që do të mbahen të dielën në nivel vendi.

“Zgjedhjet janë të dielën, seance nuk ka të thirrur ndërsa kjo Qeveri e mashtrimit sigurisht tenton të mashtroj veteranet duke i mbajtur peng te dhënies së pagës si shpërblim për votë, njëherit duke rritur numrin e tyre ne vazhdimësi nuk është asgjë tjetër përpos mashtrim i ulet i cili duhet te demaskohet dhe mos te lejohet që këta të luajnë me dinjitetin e atyre që me të vërtete janë veteran. LDK në buxhetin vjetor ka dhënë kontributin e saj që të sigurohen pagesat sipas kategorizimit për tërë vitin 2017, ndërsa me ardhjen e tyre as vete nuk e dinë se çka kanë bërë më këtë Buxhet”, ka thënë Zemaj për Gazeta Blic.

Në Ministrinë e Financave kanë treguar se ata i kanë përfunduar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me pensionet e veteranëve.

“Ministri Hamza edhe përkundër që e ka gjetur gjendjen shumë të keqe, pa mjete në fondin e veteranëve nga Qeveria e kaluar, ka bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme duke i gjetur mjetet dhe duke akomoduar gjithë kërkesën për paga të veteranëve në rishikim të buxhetit. Rishikimi i buxhetit i ka të gjitha mjetet për pagat e veteranëve. Rishikimi i buxhetit i propozuar nga Ministria e Financave është aprovuar nga Qeveria dhe është dërguar në Kuvend”, thuhet në përgjigjen e kësaj Ministrie.

Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk kanë dashur të prononcohen për këtë çështje, me arsyetimin se të gjithë janë në fushatë zgjedhore nëpër komuna./GazetaBlic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz