Ka përfunduar me sukses turniri në futboll të vogël, për veteranë të futbollit, në palestren e Qendrës së Kompetencës në Skenderaj, i organizuar për nder të 20-vjetorit të rënies herioke të dëshmorit Ilir Lushtaku, në kuadër të aktiviteteve javore nën organizimin e Komunës së Skenderajt.
Në këtë ngjarje sportive kanë marrë pjesë 9 ekipe, nga Kumanova, Mitrovica, Drenasi, Skenderaj, Gjilani, Gjakova, Llapi, Ferizaj dhe ekipi i FSK-së.
Në finale të turnirit janë ballafaquar veteranët e FSK-së dhe ata të Mitrovicës, ku ky i fundit ka mundur FSK-në, duke u shpallur kështu kampion i këtij turniri dhe fitues i Kupës Ilir Lushtaku.
Medaljet dhe kupa për ekipet fituese janë ndarë nga kryetari i Komunës, Bekim Jashari, nënëkryetari Nuredin Lushtaku dhe trajneri i KF Drenica, Tahir Lushtaku.