BallinaBotëVetëm ky shtet mbështet pavarësinë e Katalonjës

Vetëm ky shtet mbështet pavarësinë e Katalonjës

Të ngjajshme

KFOR dhe Forcat Zvicerane zhvillojnë trajnim të përbashkët në Novoselë

Forcat e aviacionit dhe ato tokësore të caktuara në...

Kurti përkujton të vrarët në masakrën e Pastaselit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar të vrarët...

Ambasadorja e Izraelit për ndeshjen e sotme: Forca Kosova!

Ambasadorja e Izraelit në Prishtinë, Tamar Ziv, ka shkruar...

Investimet në Kosovë, Kusari-Lila takim me Odën Sllovene të Bizneseve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila,...

Shpallja e pavarësisë nga Katalonja shkaktoi reagime të shumta ndërkombëtare. Duke filluar nga BE e deri tek SHBA të gjithë janë shprehur në mbështetje të qeverisë së Spanjës. Vetëm Skocia ka mbështetur vendimin e parlamentit të Katalonjës.

“Nuk kemi asgjë tjetër për t’i shtuar asaj që kemi thënë më herët ne mbështetje të Spanjës”, tha një zëdhënës i Komisionit Europian lidhur me shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Katalonja.

Më herët presidenti Jean-Claude Juncker kishte konfirmuar publikisht se është “kundër të gjithë separatistëve në Europë”.

Edhe zyrtarë të tjerë të lartë të Bashkimit Europian kishin theksuar rëndësinë e respektimit të shtetit të së drejtës dhe të kushtetutës së Spanjës.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i bëri thirrje qeverisë spanjolle që “të përdorë forcën e argumentit në vend të argumentit e forcës”, duke e siguruar Madridin se Bashkimi Evropian do të flasë vetëm me Spanjën.

Ndërsa presidenti i Parlamentit Europian Antonio Tajani u shpreh se askush ne Europe nuk do të njohë pavarësinë e Katalonjes. “Ne nuk do ta njohim këtë votim”- tha Tajani, duke shtuar se gjithmonë duhet respektuar shteti i së drejtës.

Gjithashtu edhe shteti si: Franca, Gjermania, Italia, Britania, shumë të tjerë janë shprehur në mbështetje të Spanjës dhe kundër pavarësisë së Katalonjës. Lidhur me këtë çështje ka ardhur një reagim dhe nga Uashingtoni.

“Katalonja është pjesë e Spanjës dhe SHBA mbështesin masat kushtetuese të qeverisë spanjolle për të mbajtur vendin e bashkuar”- shkruhet në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

I vetmi shtet që mbështet pavarësinë e Katalonjës është Skocia. Shefja e Kulturës, Turizmit dhe Punëve të Jashtme, Fiona Hyslop, ka siguruar në emër të qeverisë, se ky shtet do të respektojë vendimin e ekzekutivit katalanas.

“Ndërsa Spanja ka të drejtën të kundërshtojë pavarësinë, populli i Katalonjës duhet të jetë në gjendje të përcaktojë të ardhmen e vet. Deklarata e pavarësisë erdhi pas thirrjeve të përsëritura për dialog”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, për këtë çështje Aleanca ushtarake NATO dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë kërkuar që të gjendet një zgjidhje paqësore me anë të dialogut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz