Edhe pas 22 vitesh nga lufta e Kosovës, ende kemi histori rrëqethëse të cilat nuk janë publikuar më herët.
Një ndër to, është ajo e Leutrimit 7-vjeçar.
Rrëfimi vjen përmes nënës së tij, Shukrije Ahmeti nga Rrezalla e Drenicës, e cila tregon se djali i vdiq 3 orë pas një ndihme mjekësore, teksa ka treguar se e kanë varrosur në një fshat tjetër pasi që, kushtet nuk kanë lejuar ta dërgojnë në fshatin e tyre Rezallë, për ta varrosur.
Ky është rrëfimi, një ndër më të dhimbshmit e luftës së Kosovës:
“Leotrimi më ka thirrë: ‘Oj nanë, kqyr se edhe unë kam diçka në bark, jam sëmut prej barku’, kur ja kam hjek teshat ia kam parë se ju kish qky barku dhe i kishin ra zorrët, ja kam qit xhemperin me ia mbulu, më ka thënë ‘ma nanë, mos um prek, se po më dhem shumë ”
Në Gradicë pas dhënies së ndihmës mjekësore djali nuk arriti të jetonte më shumë se tri orë.Djalin 7 vjecar e kemi varros në Gradicë, se nuk kemi mundur ta sjellim në Rezallë për ta varrosur”.. thotë nënë Shukrije Ahmeti nga Rezalla e Drenices, për ngjarjet e 5 marsit 1998.
Leotrimi i vrarë nga forcat serbe”.
Ky rrëfim është publikuar nga faqja Fakte-Lufta e Kosovës, në Facebook.