back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeVeseli viziton Holandën - do të pritet nga kryetarja e Senatit

Veseli viziton Holandën – do të pritet nga kryetarja e Senatit

Të ngjajshme

Cilësia e ajrit në botë, në këtë pozitë rënditet sonte Prishtina

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina po vazhdon të përballet me...

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në vazhdën e vizitave të tij nëpër vende të Bashkimit Evropian, në kuadër të procesit për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka udhëtuar sot për në Holandë.

Gjatë vizitës zyrtare në Holandë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga presidentja e Senatit holandez, Ankie Broekers-Knol.

Kryetari Veseli do të diskutojë me homologen e tij holandeze për zhvillimet politike në Kosovë, për perspektivën evropiane dhe do të kërkojë në mënyrë të veçantë mbështetjen e Holandës në procesin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë vizitës, kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë po ashtu takime të veçanta edhe me eurodeputetë holandezë, me deputetë të pozitës dhe opozitës në Holandë, me të cilët do të bisedojë për bashkëpunimin ndërshtetëror, për reformat e gjithanshme që ka shënuar Kosova dhe të ardhmen e saj evropiane.

Të Fundit

Sport

ShowBiz