back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVdes Muharrem Berisha i cili u gjetë pas disa ditë në Malishevë...

Vdes Muharrem Berisha i cili u gjetë pas disa ditë në Malishevë pas zhdukjes

Të ngjajshme

Muriqi i pandalshëm, goditja e tij numërohet si asist për Darderin

Vedat Muriqin s’po ka kush e ndal. Kosovari, ka bërë...

Vdes në moshën 55-vjeçare aktori i njohur meksikan i Narcos

Aktori i njohur meksikan Gerardo Taracena, i cili fitoi...

Vjen zyrtarizimi i Benzemës te Al-Hilali

Karim Benzema edhe zyrtarisht është lojtari më i ri...

Kishte kaluar disa ditë jashtë shtëpisë së tij. E gjithë familja Berisha ishte vënë në kërkim të 57-vjeçarit, Muharrem Berisha, i cili vuante nga një sëmundje e harresës. Ai u gjet javën e kaluar, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dje. Muharrem Berisha ndërroi jetë sot në mëngjes. Kështu i kanë thënë Expressit familjarë të të ndjerit.

Vëllai i të ndjerit i tha Expressit se Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore dhe ftohjes së thellë, sidomos e mushkërive.

Kujtojmë se ditë më parë, familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Pas gjashtë ditë kërkimesh, Muharrem Berisha u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57-vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende. Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.

Të Fundit

Sport

ShowBiz