back to top
Tuesday, February 10, 2026
BallinaLajmeVeseli thotë se vetëm luftimi i korrupsionit e mban rininë në Kosovë

Veseli thotë se vetëm luftimi i korrupsionit e mban rininë në Kosovë

Të ngjajshme

Protesta e opozitës në Tiranë: Militantët hodhën flakadanë e gurë, lëndohen 4 policë

Nga hedhja e molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të...

Dogana sekuestron mbi 24 mijë euro mallra të falsifikuara në Ferizaj

Dogana e Kosovës ka sekuestruar mallra të falsifikuara në...

Jeta jashtëtokësore mund të kërkohet jo tek uji, por tek fosfori dhe azoti

Shkencëtarët që kërkojnë jetë jashtë Tokës kanë menduar prej...

Bislimi: Ligji për të huajt nuk do të përdoret si presion ndaj serbëve

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka hedhur...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar sot pasdite takime me të rinj të PDK-së nëpër komuna, me të cilët ka folur për vizionin e tij, nëse arrin që të bëhet kryeministër i Kosovës.

Pas takimeve me rininë, Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se në qeverisjen e tij do të bëjë luftë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila siç tha ai, do të bëjë të mundur që të rinjtë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë.

“Vetëm një luftë e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit do të bëjë të mundur që të rinjtë tanë të qëndrojnë e ndërtojnë të ardhmen në Kosovë. Sonte vazhdova takimet me aktivistët e Rinisë Demokratike në Kaçanik dhe Ferizaj, të cilëve u shpreha mirënjohje për punën e shkëlqyer organizative që janë duke bërë. Gjithashtu iu premtova se sikurse i kam siguruar rinisë vendin dhe rolin që i takon brenda partisë, si Kryeministër kam për të siguruar edhe hapësirën dhe mundësitë që rinia meriton brenda vendit”, ka thënë Veseli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz