BallinaLajmeVeseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB

Veseli i shkruan letër falënderuese ambasadores së SHBA-së në OKB

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dërguar një letër Përfaqesueses së Përhershme të SHBA-ve në Kombet e Bashkuara, ambasadores Nikki Haley. Përmes kësaj letre ai e ka falënderuar ambasadoren Haley për angazhimin e shprehur për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Kryeparlamentari Veseli e ka siguruar ambasadoren amerikane se Republika e Kosovës do të vazhdojë punën në rrugën e integrimeve në organizata ndërkombëtare dhe është krenare për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkauara të Amerikës.

“Është kënaqësi për mua që ju shkruaj, për të tu dhënë falënderime dhe mirënjohje të sinqertë në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, për deklaratën e juaj të fuqishme, për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e plotë të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, ka shkruar Veseli.

“Ne jemi krenarë për progresin që kemi bërë brenda një kohe të shkrtë pas shpalljes së pavarësisë dhe angazhohemi që të vazhdojmë këtë progres në bashkëpunim me Shtetet e Bashkauara të Amerikës dhe Organizatën e Kombeve të Bashkauara. Republika e Kosovës është krenare që është aleat i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Evropë dhe është shumë mirënjohëse për miqësinë me ju”, thuhet në letërn e Veselit.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley ka deklaruar ditë më parë se Republika e Kosovës e ka vendin e saj në Kombet e Bashkuara.

Kjo deklaratë ka ardhur disa ditë pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, është takuar në Washington me presidentin e ri të SHBA-së Donald Trump, i cili i ka dhënë mbështetje të plotë Republikës së Kosovës, thuhet në një njoftim të Kryetarit të Kuvendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz