back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeVeseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Veseli rizgjidhet kryetar i Kuvendit të Kosovës

Të ngjajshme

Canaj: Jetesa e qytetarëve këto vite është përkeqësuar

Analisti politik, Blerim Canaj tha se jetesa e qytetarëve...

Molotovi para kryeministrisë, merr flakë një protestues

Një protestues është përfshirë nga flakët në protestën e...

Gjilan | Ndërprerje e gjatë e rrymës, banorët pa përgjigje nga KEK

Një pjesë e qytetit të Gjilanit ka mbetur pa...
- Advertisement -

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për,  52 kundër dhe asnjë abstenime e zgjodhën Kadri Veselin, kryetar të Kuvendit të Kosovës.

- Advertisement -

Ky është mandati i dytë i Veselit si kryetar i legjislativit.

E plotësuar: Ka filluar të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ndërsa në këtë seancë pritet të zgjidhet kryetari dhe nënkryetari. Të pranishëm në sallë janë 102 deputetë.

Hoxhaj: Kandidati jonë për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli

E plotësuar: Përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj para deputetëve të Kuvendit prezantoi kandidatin e tyre për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin.

Hoxhaj kërkoi falje për mospjesëmarrjen e tyre në seancën e orës 11:00, pasi sipas tij, disa deputetë të koalicionit nuk kishin arritur në Kuvend.

“Ju lus në mirëkuptim”, tha ai.

Hoxhaj falënderoi Mikullovcin, duke thënë se ka menaxhuar një proces politik për disa javë dhe i shprehin mirënjohje.

Së shpejti fillon seanca konstituive

Deputetët tashmë kanë filluar të hyjnë në Kuvend, ku pritet të votohet kryetari i Kuvendit dhe nënkryetarët.

Kjo është tentativa e dytë për sot, ndërsa e teta me radhë për konstituimin e Kuvendit.

Ndryshe, seanca konstituive e orës 11:00 u ndërpre nga kryesuesi Adem Mikullovci në mungesë të deputetëve nga koalicioni PANA.

Zyrtarë të PDK-së thanë për Telegrafin se nuk kanë marrë pjesë në seancën e orës 11:00 në mungesë të katër deputetëve. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz