Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka provuar me fëmijët patinazhin në qendër të Prishtinës.
Veseli përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan:
U kënaqa shumë sot në hapjen e Festivalit Olimpik në Prishtinë. Bashkë me dhjetëra fëmijë, provuam patinazhin dhe sporte të tjera. Kosova është kampione në shumë sporte dhe ne duhet të investojmë edhe më tepër, në mënyrë që të kemi vajza dhe djem që arrijnë majat e suksesit sikurse Majlinda, Nora, Akili, Distria e Albin Tahiri.




