BallinaLajmeVeseli priti në takim Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini

Veseli priti në takim Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini

Të ngjajshme

Zyra për kategoritë e dala nga lufta, Hoti tregon çfarë shërbime do të kryej

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, sot është miratuar...

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, njëherësh Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini

Në këtë takim u diskutua për progresin e Kosovës në rrugën drejt integrimeve evropiane, për përmbushjen e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Kryeparlamentari Veseli dhe zonja Mogherini kanë diskutuar edhe për çështjen e marrëveshjen për shënjimin e kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli ritheksoi qëndrimin e vazhdueshëm të Kuvendit të Kosovës që sapo të vijë marrëveshja e shënjimit të kufirit nga Qeveria, ajo do të procedohet në seancë.

“Qytetarët e Kosovës janë gjeografikisht, politikisht, kulturalisht pjesë Evropës. Prandaj, ne do t’i përmbushim të gjitha detyrimet tona ndaj Bashkimit Evropian si institucione dhe si popull”, tha Veseli.

Kryeparlamentari Veseli dhe znj. Mogherini kanë diskutuar edhe për procesin e dialogut që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, Kryeparlamentari Veseli i ka dhënë mbështetje dialogut, duke e vlerësuar si interes të qytetarëve të dy shteteve për normalizim të raporteve. /Drenica Press/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz