BallinaLajmeVeseli: Prej ditës së parë kam qenë UÇK dhe do t’i shërbej...

Veseli: Prej ditës së parë kam qenë UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund

Të ngjajshme

Shemben dy ndërtesa në Stamboll, dyshohet për shpërthim gazi

Dy ndërtesa janë shembur në lagjen Fatih të Stambollit,...

Drita shënon në fund të pjesës së parë ndaj Gjilanit

Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Anamoravës. Është...

Zjarri përfshin goma dhe mbeturina pranë banesave në Hajvali

Zjarri ka përfshirë goma dhe mbeturina pranë banesave në...

Gjest për t’u duartrokitur, Gjilani dhe Drita bashkohen për të nderuar Elife Sherifin

Në këto momente po luhet derbi i Anamoravës. Derbi Gjilani-Drita,...

ZKM njofton: Kurti pranoi urime të shumta nga liderët për mandatin e ri

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar “një mori urimesh” nga...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar edhe njëherë pas publikimit të propozim-aktakuzës ndaj tij dhe presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Veseli shkruan se ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet sepse e di që ka luftuar, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se UÇK ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpinë dhe nderin e tyre.

“Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.”, shkruan Veseli.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.

Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara.

Historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen ?.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz