BallinaVeseli: Nuk do të ndalojmë së kërkuari bijtë e bijat tona që...

Veseli: Nuk do të ndalojmë së kërkuari bijtë e bijat tona që na mungojnë

Të ngjajshme

Magyar: Hungaria do të jetë sërish një aleate e fortë në BE dhe NATO

Fituesi i zgjedhjeve në Hungari, Peter Magyar, ka deklaruar se vendi...

Arrestohet lideri i opozitës turke, dyshohet për korrupsion dhe përvetësim fondesh

Umit Erkol, kryetar i Organizatës Provinciale të Ankarasë të...

Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real

Në vitin 2013, ndërsa Evropa shihte zgjerim dhe stabilitet,...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot përfaqësuesit e tetë organizatave që merren me çështjen e personave të pagjetur nga Lufta e fundit në Kosovë. Veseli ka thënë se brengat dhe ankthi i familjarëve të këtyre personave është njëkohësisht edhe brengë dhe ankth i gjithë Kosovës. Ai përmes Facebook-ut ka thënë se në takim u zotova se brenda fuqive të mia kushtetuese do të angazhohem maksimalisht që procesi i ndriçimit të fatit të qytetarëve tanë të zhdukur të dalë nga gjendja aktuale e stagnimit dhe kjo plagë e rëndë e popullit tonë të mbyllet. “Përfaqësuesit e familjarëve të të pagjeturve e mirëpritën idenë që këtë vit në nivel vendi të organizojmë Javën e të pagjeturve, të mbajmë një seancë të veçantë parlamentare kushtuar problemit të të pagjeturve si dhe idenë që brenda hapësirës së jashtme të Kuvendit të Kosovës të ngrisim një obelisk në nderim të tyre. Ne kurrë nuk do të ndalojmë së kërkuari bijtë e bijat tona që na mungojnë”, ka shkruar Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz