BallinaLajmeEkstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri nga...

Ekstradohen dy të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri nga Kroacia në Kosovë, tjetri nga Kosova në Suedi

Të ngjajshme

10 milionë e 887 mijë euro, KQZ e miraton shumën që u duhet për zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

KQZ e miraton shumën që u duhet për zgjedhje: 10 milionë e  887 mijë euro

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

Vendos KQZ-ja, 10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke zhvilluar sot mbledhjen e...

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, dje ka bërë ekstradimin e një shtetasi kosovar nga Kroacia për në Kosovë.

I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete kroate, pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Posedim, shpërndarje dhe shitje e substancave narkotike dhe posedim të paautorizuar të armëve” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.

I dyshuari, pas ekstradimit, iu është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë nga rajoni kompetent – për vazhdim me procedura të tjera ligjore.

Ndërsa sot, nga Kosova për në Suedi,0 është ekstraduar një shtetas kosovar, i cili ishte i kërkuar nga autoritete suedeze përmes INTERPOL-it, nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “Dhunim”.

Ekstradimet u realizuan bazuar në ligjet në fuqi dhe  bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe shteteve përkatëse ku u realizuan ekstradimet.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, do vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore,  shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz