BallinaLajme10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit –...

10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershorit – fillon me 28 maj dhe deri më 7 maj pranohen listat e koalicioneve

Të ngjajshme

Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është diskutuar mbi organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 7 qershor.

Me këtë rast u bë e ditur se janë planifikuar të ndahet 10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve.

Pas kësaj, përfaqësuesi i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes, Alban Krasniqi ka deklaruar se  janë shqyrtuar afatet kohore të cilat lidhen me zgjedhjet e 7 qershorit.

Krasniqi deklaroi se nga sot deri me 7 maj partitë politike konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre, po ashtu edhe nga sot deri më 7 maj është periudha e aplikimit për koalicione si dhe për aplikimin e subjekteve të reja, kjo nga data 2 deri më 10 maj.

Tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim realizohet më 16 maj, transmeton lajmi.net.

“KQZ merr vendim për emërimin e anëtarëve komunale të zgjedhjeve më së voni deri më 8 të këtij muaji, publikimi i listës së qendrave të votimit do të bëhet me datë 5 maj…ndërrimi i qendrave të votimit nis më 9 maj deri më 17”,deklaroi Krasniqi, transmeton lajmi.net.

Ai tha gjithashtu se periudha e aplikimit të votuesve jashtë Kosovës nis nga data 6 maj deri më 17 maj.

“Lista e votuesve brenda Kosovës dhe jashtë Kosovës certifikohet nga 20.05 deri më 21.05. Periudha e votimit përmes postës nis më 21 maj dhe përfundon më 6 qershor. Fushata e zgjedhjeve nis me datë 28 maj dhe zgjatë deri më 7 qershor në mëngjes”,shtoi ai.

Periudha e regjistrimit të personave me nevoja të veçanta nis më 21 maj dhe përfundon më 31.

Sipas planit të aktiviteteve të miratuar nga KQZ:

Deklarimi i partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formimin e koalicioneve bëhet nga 1 maj deri më 7 maj 2026.

Aplikimi për certifikim të subjekteve politike (përfshirë koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) zhvillohet nga 2 maj deri më 10 maj 2026, ndërsa dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë bëhet nga 2 maj deri më 12 maj 2026.

KQZ vendos për certifikimin e subjekteve politike deri më 10 maj 2026, ndërsa për kandidatët deri më 15 maj 2026.

Shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim hidhet më 16 maj 2026.

Sa i përket votuesve dhe organizimit teknik:

Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës bëhet nga 6 maj deri më 17 maj 2026, ndërsa votimi përmes postës zhvillohet nga 25 maj deri më 6 qershor 2026.

Votimi në përfaqësi diplomatike do të mbahet më 6 qershor 2026, nga ora 07:00 deri 19:00.

Brenda vendit, periudha për kundërshtimin dhe korrigjimin e listës së votuesve zgjat nga 6 maj deri më 18 maj 2026.

Po ashtu, KQZ ka paraparë afate për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, akreditimin e vëzhguesve dhe emërimin e komisioneve zgjedhore komunale dhe këshillave të vendvotimeve gjatë muajit maj.

Dita e zgjedhjeve është caktuar më 7 qershor 2026, me orar votimi nga 07:00 deri 19:00./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz