Veseli: Nuk përkrahim marrëveshje që e cenon sovranitetin e shtetit tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në një intervistë për Gazetën Online “Reporteri” ka thënë se partia e tij do të vazhdojë të mbrojë Kosovën në dialog, edhe nga ky pozicion.
“PDK është pjesë esenciale e zhvillimeve sepse e kemi rolin demokratike si opozitë, presim çdo marrëveshje në interes të Kosovës do ta përkrahim. Çdo marrëveshje që cenon sovranitetin dhe funksionalitetin e shtetit tonë, nuk do ta përkrahim”, ka thënë Veseli në një intervistë për Reporteri.net.
Ai ka thënë se nuk e shkatërron vendin pse është në opozitë.
“Kosova është njëjtë si në pozitë si në opozitë. Nuk e shkatërroj Kosovën pse jam në opozitë kush me ndalon me mbrojt Kosovën nga një asociacion me kompetenca ekzekutive që e paralizon Kosovën edhe pse jam opozitë. Ne do të marrim përgjegjësi kudo që jemi edhe në opozitë”, ka thënë Veseli.

Lexo edheVeseli thotë se VV e LDK i dërguan njerëz për të krijuar koalicion qeverisës
Veseli ka thënë më tutje se ku është SHBA është edhe PDK dhe vet ai.
“Unë veç dorëzim nuk di, as kur u kanë Serbia, as tash, largohem prej gjërave jo dinjitoze dhe të pabesa, ku janë SHBA janë PDK dhe Kadri Veseli ka me qenë. PDK është pjesë esenciale e zhvillimeve sepse e kemi rolin tonë si opozitë, presim çdo marrëveshje që është në interes të Kosovës ta përkrahim, çdo marrëveshje që e cenon funksionalitetin e shtetit tonë nuk do ta përkrahim”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.














