BallinaLajmeVeseli: Nuk e tolerojmë Serbinë në veri

Veseli: Nuk e tolerojmë Serbinë në veri

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta në moshë të re gazetarja dhe zëdhënësja e FC Dritës, Elife Sherifi

Komuniteti sportiv në Kosovë është tronditur nga lajmi për...

“Po largohem, mos më kërkoni”/ Zhduket 14 vjeçarja në Durrës, policia në kërkim të saj

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”,...

Në hall me kontratat kolektive, Ibrahimi: Komunat po sakatohen

Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi...

EWB: Draft-raportet e PE për Kosovën dhe Serbinë theksojnë krizat politike në të dyja vendet

Draft-raportet mbi Kosovën dhe Serbinë iu prezantuan dje anëtarëve...

KEDS informon: Kur dhe ku do të ndërpritet energjia elektrike nesër

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike ka njoftuar...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së Kadri Veseli, duke komentuar zërat e ngritur së fundi lidhur me dorëheqjen e mundshme të ministrit të Financave, Bedri Hamza, ka shprehur çudinë e tij se mund të japë dorëheqje një ministër i cili është partner i bizneseve dhe po e kryen punën e tij me guxim.

Ai ka thënë se disa prej reformave fiskale janë vonuar jo me fajin e ministrit Hamza, por për shkak të mungesës së vendimmarrjes.

Veseli: Si mund të japë dorëheqje Hamza, i cili është partner i bizneseve?

“Unë kur u futa këtu në sallë këtu me ministrin e pyeten për dorëheqje. Si mundet me dhënë dorëheqje një ministër, i cili është partner i bizneseve, i cili ka vendosmëri, ka vizion, i cili ka qëllim në punë e vet të cilën e bënë me guxim. Keni parasysh janë vonuar disa prej këtyre reformash fiskale vetëm për shkak të mungesës së vendimmarrjes. Mënyrë për të jetuar sot me biznesin, është me pasur guxim dhe vendimmarrje, të cilën sot aktualisht është duke e bërë ministri Bedri Hamza së bashku me ju”, tha Veseli.

Ai këto deklarime i bëri në takimin që sot ministri Hamza pati me përfaqësuesit e bizneseve dhe odave ekonomike të Kosovës, ku është diskutuar mbi ndryshimet e politikave fiskale, iniciativat e reja të Ministrisë së Financave, dhe kërkesat e bizneseve që kanë të bëjnë me ndryshimet në të ardhmen në këtë sektor.

Veseli tha se duhet pranuar faktin se ka depërtim të drejtpërdrejtë politik të Serbisë në veri, ndërsa porositi se nuk do të tolerohet Beogradi zyrtar të jetë gjithmonë i pranishëm në pjesën veriore.

Veseli: S’e kemi ndërmend të luftojmë, por as të tolerojmë Serbinë në veri

“S’e kemi ndërmend me luftuar, por në të njëjtën kohë as nuk e kemi ndërmend me toleruar Serbinë gjithmonë në pjesën veriore të Kosovës, ky është një realitet. Do të punojmë bashkërisht të ecim të gjithë përpara, por fokusi primar aktualisht duhet të jetë ekonomia, prodhimi, punësimi. Reformat po ashtu në sistemin arsimor”, theksoi Veseli.

Ndryshe, kohëve të fundit në media është përfolur për shkarkime në Qeverinë Haradinaj, njëri prej të cilëve do të ishte edhe ministri i Financave Bedri Hamza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz