Veseli: Nesër do të diskutojmë për vlerat e luftës
dp

Lexo edheSeanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e vlerave të luftës, të enjten në ora 10:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, pas mbledhjes së jashtëzakonshme të kryesisë në një konferencë për media tha se seanca e iniciuar nga Grupi
Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me situatën e krijuar në rastin “Drenica II”, do të mbahet nesër në orën 10:00.
Ai tha se për këtë u akorduan të gjithë si kryesi për të mbajtur këtë seancë për vlerat e luftës, me 40 nënshkrime nga deputetët.
Lexo edheSeanca e jashtëzakonshme për mbrojtjen e vlerave të luftës, të enjten në ora 10:00
Ndërsa, seanca e rregullt e paraparë do të mbahet menjëherë pas mbajtjes së seancës së jashtëzakonshme ku do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës./Telegrafi/