back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVeseli: Kushtetuta e Kosovës, identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran

Veseli: Kushtetuta e Kosovës, identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran

Të ngjajshme

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në shënimin e 9-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, ka deklaruar se koncepti dhe emri “kushtetutë” është i lidhur aq shumë me përpjekjet e gjata të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është identiteti i shtetit tonë të pavarur dhe sovran. Është dokument themelor i vizionit tonë euro-atlantik”, ka thënë ai.

Veseli, në fjalën e tij, është shprehur se Kushtetuta e Kosovës ngërthen në vete parime prej të cilave asnjëherë nuk do të hiqet dorë, siç janë sovraniteti i popullit, sovraniteti i ligjit, e sovraniteti i individit.

“Të tri këto parime: legjitimiteti demokratik i qeverisjes, sundimi i pakompromis i ligjit, garantimi i plotë i lirive dhe të drejtave të njeriut, formojnë ambientin e domosdoshëm për zhvillimin e ekonomisë së tregut të lirë”, ka deklaruar ai. Veseli ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës e njeh si model të vetëm ekonomik tregun e lirë dhe ky është vullneti i përbashkët si shtet dhe shoqëri. Por, më tutje, ai ka pyetur sa është duke u punuar në jetësimin e këtij modeli?

“Vitet e fundit është humbur shumë kohë dhe energji në intrigat e luftës për pushtet, ndërsa zhvillimi ekonomik është lënë për kohën e lirë të politikanëve. Kjo është një situatë e papranueshme. Plotësisht në kundërshtim me prioritetet dhe nevojat e qytetarëve tanë”, ka thënë Veseli.

Kryeparlamentari i Kosovës ka treguar se si javëve të fundit ka takuar me mijëra qytetarë dhe te shumica e tyre ka hasur një pyetje të vetme: punësimin?

“A ka klasa politike kosovare përgjigje konkrete në këtë pyetje, përveç parullave ditore dhe strategjive të përgjithshme abstrakte? Ndoshta, por kam dyshim se jo. Përgjigja dhe zgjidhjet që presin qytetarët për problemet e tyre ekonomike nuk do të vijnë vetvetiu, nuk do të pikin nga qielli apo mbijnë nga toka. Ato vijnë prej njerëzve tanë që duan ta shohin një Kosovë të begatshme dhe të ardhme të sigurt për fëmijët e tyre”.

Veseli ka tërhequr vërejtjen se është koha për ta nxjerrë vendin nga pozicioni i vend-numërimit dhe institucionet nga qarku vicioz i grindjeve për poenë politikë.

“Askush në Kosovë nuk do të fitojë nëse dëmtohet shteti, nëse nuk respektohet Kushtetuta, nëse përçmohen simbolet e tij, ose nëse cenohet partneriteti strategjik me botën perëndimore”, ka theksuar ai.

“Është koha, për ta dëshmuar me veprimet tona, parimin e Kushtetutës sonë se interesat e shtetit janë të pacenueshme nga interesat e grupacioneve që vrapojnë pas pushtetit. Pushtetet janë të përkohshme, ndërsa shtetin e kemi bërë që të qëndrojë përgjithmonë në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë sonë”, ka thënë Veseli.

Ai, po ashtu, ka pohuar se ligjet dhe normat kushtetuese, sipas nevojave, mund dhe duhet të ndryshojnë, por fryma demokratike dhe liberale e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është e pandryshueshme, e paprekshme, e pacenueshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz