back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajmeVeseli: Krenarë me bashkëpunimin me ShBA-të

Veseli: Krenarë me bashkëpunimin me ShBA-të

Të ngjajshme

Basketbolli kosovar në zi, ndahet nga jeta Arben Fondaj

Klubi i basketbollit Golden Eagle Ylli ka njoftuar me...

Lela thyen heshtjen, flet për ndarjen

Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas...

‘Nuk kam mbaruar’, Kamala Harris thotë se mund të kandidojë përsëri për presidente

Ish-zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, i ka thënë BBC-së...

Rama jep lajmin se Diella është “shtatzënë”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëroi publikisht se ministrja...

Bashkëpunimi për shkëmbimin e studentëve për studime në ShBA do të vazhdojë edhe më tej, ngase dija amerikane është më e mira më botë.

Kështu tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës në “World Learning”, programin që u mundëson të rinjve nga e gjithë bota të studiojnë në ShBA përmes bursave.

Pas takimit me drejtuesit e këtij institucioni, kryetari i Kuvendit tha se në kuadër të këtij projekti, 300 studentë janë përgatitur në ShBA dhe janë kthyer në Kosovë, 99 për qind prej të cilëve punojnë.

“Treqind studentë të përgatitur në ShBA janë aseti më i mirë i Kosovës për transformimin ekonomik për rrugëtimin e vet euro-atlantik”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke bërë të ditur se ky program do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Ne jemi evropianë, perëndimorë por ShBA-të janë miqtë më të mirë të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës dhe dija amerikane është më e mira në botë”, shtoi Veseli.

Ndërsa, Carl Hammerdorfer, drejtor i Programit për Lidership dhe Transformues për Bursa dhe Partneritetet në Kosovë, falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen dhe bashkëpunimin që kanë pasur.

“Ne jemi shumë krenarë me 300 studentët kosovarë që kanë studiuar në ShBA, me shumë dinamikë. 99 për qind e tyre janë kthyer tani. Ata po bëhen liderë shumë të mirë në Kosovë. Jam shumë krenarë me këta të rinj dhe shumë i lumtur për bashkëpunimin me Universitetin e Prishtinës dhe me njerëz shumë të mirë nga atje”, tha Hammerdorfer.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz