back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeVeseli i zhgënjyer që sot nuk u miratua demarkacioni

Veseli i zhgënjyer që sot nuk u miratua demarkacioni

Të ngjajshme

Konjufca tregon pse nuk u arrit ndonjë koalicion me opozitën për formimin e Qeverisë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për...

Infantino: Shqipëria, dy fitore larg skenës më të madhe të futbollit në botë

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, me anë të një...

Tahiri: Në garën për Mitrovicën nuk isha me Faton Pecin, por me Albin Kurtin

Arian Tahiri, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK)...

Kryeparlamentari Kadri Veseli, po shprehet i zhgënjyer që as sot nuk u zgjidh çështja e kufirit me Malin e Zi. Sipas tij, një pjesë e përfaqësuesve të popullit, duke u thirrur zëshëm në emër të tij, nuk reflektuan sot për të ratifikuar Marrëveshjen e Shënimit të Kufirit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Takimi dhe biseda me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Juncker dhe zyrtarët tjerë të lartë të BE-së, ishte një konfirmim i perspektivës së qartë europiane të Kosovës.
BE-ja, me gjithë vështirësitë që ka, po e qartëson pozicionin ndaj Kosovës.
Për fat të keq, një pjesë e përfaqësuesve të popullit, duke u thirrur zëshëm në emër të tij, nuk reflektuan sot për të ratifikuar Marrëveshjen e Shënimit të Kufirit me Malin e Zi dhe për t’i hapur rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët tanë.
Sot, ne mund të ishim të suksesshëm dhe krenarë. Izolimi dhe dështimi nuk janë opsione që ndihmojnë qytetarët tanë.
Shtyrja e seancës, si kërkesë disaditëshe për konsensus, dhe mosvotimi pikërisht në ditën e vizitës së zyrtarëve më të lartë të BE-së, nuk do t’i ndihmojë lëvizjes së lirë të qytetarëve tanë.
Unë do të vazhdoj angazhimin, me përkushtim të plotë, për t’i hapur rrugë liberalizimit, duke arritur konsensusin e domosdoshëm që në ditët e ardhshme të ratifikohet Marrëveshja për Kufirin me Malin e Zi.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz