BallinaJetëKurioziteteJetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë rreth 4...

Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë rreth 4 vite më shumë se burrat

Të ngjajshme

Noizy paraqitet në Gjykatë

Reperi Rigel Rajku i njohur si Noizy është paraqitur...

Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Servet Pëllumbi

Ka nisur ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të...

​Nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës, ky është afati i fundit

Nga sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për...

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet

Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po...

Jetëgjatësia mesatare e popullsisë në Shqipëri është më e lartë në zonat jugore të vendit. Sipas të dahënave të publikuara nga Eurostat, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, rreth katër vite më shumë se burrat, të cilët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vitesh.

Të dhënat tregojnë se rajonet jugore dhe qendrore kanë jetëgjatësinë më të lartë në vend. Në jug ajo arrin në 80.77 vite, ndërsa në zonat qendrore është pothuajse e njëjtë, me 80.74 vite. Ndërkohë, veriu i Shqipërisë regjistron jetëgjatësinë më të ulët, me një mesatare prej 79.2 vitesh.

Në përgjithësi, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 80.5 vite, rreth një vit më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila llogaritet 81.5 vite.

Sipas Eurostat, jetëgjatësia në Evropë pësoi rënie gjatë viteve 2020 (80.4 vite) dhe 2021 (80.1 vite) për shkak të pandemisë së COVID-19, por më pas u rikuperua dhe tashmë ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.

Në nivel rajonal në Evropë, katër rajone kanë arritur një jetëgjatësi prej 85 vite ose më shumë: rajoni i Madridit në Spanjë (85.7 vite), rajonet italiane Trento dhe Bolzano, si dhe Stokholmi në Suedi (85.0 vite) raporton Tv Klan

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz