Veseli: Faleminderit të gjithëve/ Ai që ka qenë luftëtar nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar!
01

Lexo edheAvokati i njohur amerikan me akuzë drejtë Gjykatës Speciale, për thyerje të rregullave

Madje Veseli theksoi se lufta e UÇK-së ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre, transmeton Indeksonline.
“Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre.Prej ditës së parë kam qenë në UÇK dhe do t’i shërbej kombit tim deri në fund. Serbia ka bërë krime dhe jo shqiptarët. Po të jetë nevoja, do ta mbrojmë me fakte edhe njëherë luftën e drejtë çlirimtare ndaj akuzave të pabazuara”, tha Veseli.
Tutje ai shtoi se historia e Kosovës një herë është shkruar dhe populli ynë ka qenë i rreshtuar drejt. Kurrë askush nuk mund ta ndryshojë atë.

Lexo edheAvokati i njohur amerikan me akuzë drejtë Gjykatës Speciale, për thyerje të rregullave
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen ?”,shtoi Veseli./Indeksonline/

21 tet 2026

21 tet 2026