Veseli e Lushtaku në konakun e gjeneralit të UÇK-së (FOTO)
BILLI

Lexo edheBerisha tregon nëse Rugova ia ndaloi ardhjen në Kosovë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, ish-deputeti Adem Grabovci, ish-kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku dhe anëtarët tjerë të këtij subjekti politik sonte kanë qëndruar në Prekaz.
Atyre u ka bërë konak bashkëluftetari i tyre Fadil Kodra, i cili tashmë drejton Agjencinë e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Drejtësisë Fadil Nura, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin shoqëror “Facebook”.
“Sonte me Krytarin e PDK- së, shkelqesinë e tij, z. Kadri Veseli dhe shumë miq tjerë në konakun e Gjeneral, Fadil Kodres”, ka shkruar ai sipër tri fotografive të publikuara, ku shihen duke qëndruar pranë njëri tjetrit, të shoqëruar edhe me pije alkoolike.
Lexo edheBerisha tregon nëse Rugova ia ndaloi ardhjen në Kosovë


Takime e tilla në Drenicë, janë të zakonshme për drejtuesit e PDK-së. /Gazeta Blic/