BallinaRegjionaleDrenasVeseli dhe Lladrovci vizitojnë Parkun e Biznesit (foto)

Veseli dhe Lladrovci vizitojnë Parkun e Biznesit (foto)

Të ngjajshme

Licencohen 10 klube kosovare për garat evropiane, derisa dy nga Superliga jo

Federeta e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

BE-ja mirëpret propozimin e Zelenskyt, për armëpushim

Zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri në BE,...

IQMT-ja vijon aksionin për verifikimin e njehësorëve elektrikë, pas ankesave të konsumatorëve

Gjatë ditës së sotme, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së...

 

Kryetari PDK-së, Kadri Veseli, sot ka vizituar Parkun e Biznesit në Drenas. Së bashku me të ishte edhe kandidati për të parin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Veseli për Parkun e Biznesit ka thënë se është shndërruar në vend mjaft tërheqës për investitorët.

“Me ambientin e kompletuar, Parku i Biznesit në Drenas është shndërruar në një vend mjaft tërheqës për bizneset vendore dhe ndërkombëtare. Sot takova punëtorë të shumë kompanive aty dhe jam i gëzuar që ky park industrial është zgjeruar e pasuruar dhe është bërë motor i ekonomisë sonë”, ka thënë Veseli.

I pari i PDK-së ka thënë se sektori privat luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Jam i bindur se zhvillimi ekonomik, rritja e mirëqenies së qytetarëve dhe hapja e vendeve të reja të punës nuk vjen nga shteti, por nga sektori privat. Strategjia e derregullimit është ajo që nevojitet për të përmirësuar klimën e biznesit. Për të arritur një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm, ne duhet të udhëhiqemi nga parimi: sa më shumë ekonomi tregu që të jetë e mundur dhe aq shtet sa të jetë e nevojshme”, ka shtuar Veseli./Drenicapress.info/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz