Vërmicë: Zbulohet ngarkesë e fshehur me pajisje sportive, kozmetikë dhe produkte për fëmijë
dp

Lexo edheSallahu ndan certifikata licencimi për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare

Sipas njoftimit, vozitësi kishte deklaruar se nuk posedonte asnjë mall për deklarim, transmeton lajmi.net.
Megjithatë, pas dërgimit të automjetit në vijën e dytë të kontrollit, zyrtarët kanë konstatuar sasi të konsiderueshme mallrash të padeklaruara, përfshirë:
Aksesorë dhe pajisje sportive
Produkte kozmetike të markave të njohura
Produkte për fëmijë

Lexo edheSallahu ndan certifikata licencimi për profesionistët e shërbimeve sociale dhe familjare
Vlera e përgjithshme e këtyre mallrave arrin në rreth 5,100 euro.
Vozitësi nuk kishte as faturë e as dokumentacion për mallrat, ndaj ndaj tij është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, sipas legjislacionit në fuqi. Mallrat janë sekuestruar deri në përfundim të procedurave të mëtejshme.
Dogana e Kosovës u bën thirrje udhëtarëve dhe transportuesve të respektojnë detyrimet ligjore gjatë kalimit të kufirit dhe të deklarojnë çdo mall që posedojnë, me qëllim që të shmangen ndëshkimet dhe vonesat gjatë kontrollit./lajmi.net/