BallinaShqiptareVeprim shume i ulet! Rama urdhër medias të censurojë protestën, një thirrje...

Veprim shume i ulet! Rama urdhër medias të censurojë protestën, një thirrje për televizionet

Të ngjajshme

Policia në Prizren vetëdijeson nxënësit për rreziqet online

Policia në Prizren ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për nxënësit...

Gjendet shëndoshë e mirë 76-vjeçari nga Fushë Kosova

Qani Rexhepin, 76-vjeçari nga Fushë Kosova i cili u...

Televizionet, të cilat e kanë shfaqur direkt protestën e studentëve në Tiranë dhe në qytetet universitare të vendit, e kanë ndërprerë transmetimin në mesditë, rreth orës 12:00, kur revolta po arrinte kulmin e saj, grumbullimin më të madh.

Këtë fakt e ka konstatuar pedagogu dhe deputeti demokrat Luçiano Boçi, njëherësh anëtar i Komisionit të Medias në Kuvend.

Boçi, u ka bërë thirrje mediave sot, që të mos e censurojnë protestën e fuqishme të studentëve, siç i ka urdhëruar kreu i qeverisë Edi Rama, por të vendosin interesin publik mbi pazaret personale.

Reagimi i deputetit:

Rama dhe njëherë tjetër përçmon studentët! Urdhëron televizionet të heqin nga transmetimi live, protestën e tyre dhe të lidhen me Ramën.

Kryeministri i hoteleve luksove, i sarajeve personale, i kapur në panik, vendos me arrogancë censurën dhe injoron studentët, të cilët luftojnë ndaj zhvatjes që ai i bën atyre!

Mediat kombëtare dhe televizioni publik, në vend që të ishin të parët për të informuar publikun, kanë vendosur censurë të plotë. Protesta nuk ndalet nga marifetet e Ramës dhe censura e urdhëruar!

Në emër të studentëve dhe si anëtar i komisionit të medias, u kërkoj atyre të vendosin interesin publik mbi pazaret personale!
Studentët kërkojnë që e vërteta e tyre të transmetohet!’

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz