Vengu: Një tjetër ditë në luftë me flakët, këtë herë nga ajri, në Fushë-Arrëz
dp

Lexo edheShukri Buja takon ekipin e tij për Lipjanin: Të bashkuar për ndryshim

Përmes një deklarate në rrjetet sociale, ai vlerësoi bashkëpunimin mes forcave në terren dhe mbështetjes ajrore ndërkombëtare.
“Qielli i Fushë-Arrëzit u dominua sot nga helikopterët e Forcës Ajrore Shqiptare dhe ata të Emirateve, të cilët bashkëpunuan ngushtë me forcat zjarrfikëse në tokë. Këta heronj të qiellit ndihmuan në vendosjen nën kontroll të flakëve, duke mbrojtur banorët dhe natyrën e zonës”, shkroi Vengu.
Zjarret kanë rrezikuar banesa dhe hapësira të gjelbërta me rëndësi mjedisore në këtë zonë malore, ndaj ndërhyrja nga ajri është konsideruar kritike për frenimin e përhapjes së flakëve.

Lexo edheShukri Buja takon ekipin e tij për Lipjanin: Të bashkuar për ndryshim
Forcat në terren vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.