Vendoset flamuri shqiptar në Kalanë e Ohrit, hiqet pas pak nga policia
BILLI

Lexo edheAksident i rëndë, vetura ndahet në dy pjesë në kryeqytetin shqiptar (FOTO)

Një flamur i madh shqiptar u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut.
Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë.

Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për shkak të përcaktimit të rrethanave lidhur me ngjarjen.
Lexo edheAksident i rëndë, vetura ndahet në dy pjesë në kryeqytetin shqiptar (FOTO)
Siç deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër, flamuri shqiptar është larguar nga kalaja, ndërsa policia është duke ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e ngjarjes./GazetaExpress/