BallinaLajmeVendosen flamuj të zi në Prishtinë, kjo është arsyeja

Vendosen flamuj të zi në Prishtinë, kjo është arsyeja

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Aktivistë të Partisë Socialdemokrate (PSD), kanë vendosur flamuj të zi në rrugët kryesore të Prishtinës.

Për Periskopin zyrtari i PSD’së, Nol Nushi tha se aktiviteti i tyre ka të bëj me heshtjen e institucioneve ndaj vrasjeve të grave.

“Përmes këtij aktiviteti kemi shënu heshtjen që institucionet e kanë ndaj vrasjes së grave”, tha zyrtar i PSD’së, Nol Nushi.

Ndërkohë, sonte në një manifestim të heshtur kujtohet Sebahate Morinën, 44 vjeçarja, e cila më 14 mars në Prishtinë është vrarë nga Lulzim Sopi, ish-bashkëshorti i saj.

Manifestimi i heshtur përkujtimor do të mbahet në sheshin “Skënderbe”, para Qeverisë së Kosovës, duke filluar nga ora 18:00, ose nëpër ballkonet e shtëpive, për të shprehur pikëllimin dhe mllefin duke ndezur qirinj dhe vendosur lule në kujtim të Sebahate Morinës, por edhe për të kërkuar llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 dhe për shkak të masave parandaluese që kanë mbyllur viktimat me dhunuesit e tyre, në Kosovë kemi parë një rritje masive të rasteve të raportuara të dhunës në familje. Vetëm gjatë 11 muajve të parë të vitit 2020, janë raportuar 2,000 raste më shumë se në vitin 2019.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz