BallinaLajmeVendos ZRRE, Kosovës i shtohën edhe 34.47 MW energji elektrike në vit

Vendos ZRRE, Kosovës i shtohën edhe 34.47 MW energji elektrike në vit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka mbajtur sot seancën e tij të nëntëme radhë për këtë vit.

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim që t’i lëshojë ndërmarrjes SOWI KOSOVO L.L.C licencën për prodhim të energjisë elektrike nga burimet e ripërtërishme të energjisë, nga Parku me Erë “SELAC 3”, në kapacitet prej 34.47 MW në lokacionin ZK Selac të komunës së Mitrovicës.

Ndërmarja kosovare-gjermane-izraelite ‘SOËI Kosovo’ ka ndërtuar tashmë tri projekte të prodhimit të energjisë elektrike nga era në komunën e Mitrovicës, me një kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 105 MË. me vendimin e sotëm është licencuar për operim edhe projekti i tretë i kësaj kompanie i cili konsiderohet të jetë më i madhi në rajon për prodhimin e energjisë nga burimet e ripërtritshme të energjisë elektrike. Me licencimin e këtij projekti është arritur vlera e kapaciteteve nga këto burime të ripërtritshme prej 230 MW.

Sot janë lanë lëshuar autorizimet për VET – KONSUM edhe për 9 gjeneratorë për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 644.94 kW.

Bordi gjithashtu ka aprovuar Kërkesësn për vazhdim të Licencës për furnizim me shumicë me energji elektrike të ndërmarrjes “GEN-I Tirana” sh.p.k-Dega në Kosovë.

Bordi i ZRRE ka marrë vendim në seancën e sotme për shqiptimin e dënimit me Gjobë ndaj Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenc” SH.A. (HC UJMANI), për shkak të shkeljeve ligjore të konstatuara në lidhje me vazhdimin e Kontratës për shitjen e energjisë elektrike në kundërshtim me Procedurën për Tregtimin e Energjisë Elektrike, në shumën prej prej 110,705.00 euro (njëqind e dhjetëmijë e shtatëqindepesë mijë Euro) që përbënë 5% nga te hyrat e realizuara nga aktivitieti i shitjes së energjisë elektrike për vitin 2020.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz