back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve, sa do të jetë shuma...

Vendimi i Qeverisë për rritjen e pensioneve, sa do të jetë shuma që përfitojnë pensionistët? (Video)

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Qeveria e Kosovës ka marr vendim të martën për rritjen e pensioneve për disa kategori. Tri grupe të pensionistëve do të përfitojnë rritje të pensioneve prej 15 deri në 20 për qind.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, Bedri Hamza, në një intervistë për Telegrafin ka treguar se sa do të përfitojnë rritje pensionistët kontributdhënës, pensionet bazike si dhe pensionet e parakohshme të punëtorëve të Trepçës.

Ai ka treguar se rritja e pensioneve bazike do të jetë nga 75 euro në 90 euro, kurse rritja e pensioneve kontributdhënëse varet nga shkollimi dhe rritja për pensionistet e Trepçës do të jetë nga 107 euro në rreth 130 euro.

Ai ka bërë të ditur se rritje e pensioneve do të jetë reotraktive nga data 1 janar 2019.

Po ashtu, Rafuna ka treguar se të enjten presidenti Hashim Thaçi e ka nënshkruar buxhetin për vitin 2019 dhe ai është funksional. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz