Lirohet nga detyra drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës
01
Lexo edheMitrovica pritet të bëhet me park energjetik, me vlerë prej 169 milionë euro
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka liruar nga detyra, drejtorin e Drejtorisë së Arsimit në këtë komunë, Jonuz Salihaj.
Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri.

Lexo edheMitrovica pritet të bëhet me park energjetik, me vlerë prej 169 milionë euro
“Me kërkesë të patnerit të koalicionit (AAK), Salihaj është liruar nga detyra që i është caktuar në fillim të këtij mandati”, ka thënë Tahiri.
Kujtojmë se me largimin e Salihajt, në Komunën e Prishtinës, tri drejtori kanë mbetur pa drejtor.
Në nëntorin e 2018-tës, Ahmeti kishte shkarkuar Nora Kelmendin e Lëvizjes Vetëvendosje nga pozita e drejtoreshës së Kadastrit, kurse Yll Rugova kishte dhënë dorëheqje nga drejtoria e Kulturës. /Indeksonline/