back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajme‘Vendimet e mëdha nuk janë fjalë që thuhen fushatave por veprime konkrete’

‘Vendimet e mëdha nuk janë fjalë që thuhen fushatave por veprime konkrete’

Të ngjajshme

Mori veturën me qira dhe nuk e ktheu më, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Një person është arrestuar nga policia pasi dyshohet se...

Arritje e madhe: Rreshterja e Policisë së Kosovës përfundon Akademinë Kombëtare të FBI-së

Luljeta Mehmeti-Quigley, njëra ndër zyrtaret e para të Policisë...

Dorezohet në stacionin e Policisë në Drenas i dyshuari, së bashku me armën

Policia e Kosovës ka publikuar raport shtesë lidhur me...

Faton Peci betohet sot si Kryetar i Mitrovicës së jugut

Faton Peci do të betohet sot si Kryetar i...

Kreu në detyrë i ekzekutivit, Isa Mustafa, ka treguar për miratimin e Pakos Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat, sipas tij, do të kenë ndikim të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

Mustafa ka thënë se vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate për shtetin, për ekonominë, për bizneset e qytetarët.

Shkrimi i plotë i Mustafës në Facebook:

Miratuam sot Pakon Fiskale 2.0 me mbi 20 masa të reja të politikave fiskale, të cilat do të kenë impakt të madh konkret në të bërit biznes, duke fuqizuar sektorin privat si shtyllë kryesore e zhvillimit të vendit.

Qeveria jonë, përmes dy pakove fiskale, reformave thelbësore dhe në dialog të vazhdueshëm me bizneset, ka shënuar progres historik në ekonomi, duke arritur rritjen më të madhe në rajon, duke rritur investimet e huaja, me Buxhet mbi 2 miliardë euro dhe rezultate të tjera për të cilat kemi marrë vlerësimet më të larta nga institucionet më kredibile globale.

Vendimet e mëdha për vendin nuk janë fjalë që thuhen fushatave paraelektorale për të arsyetuar veprimet amatoreske në politikë, por veprime konkrete reformuese që sjellin rezultate të prekshme për shtetin, për ekonominë, për bizneset dhe për qytetarët. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz