Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka mirëpritur heqjen e masave nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës.
Ai ka thënë se ky vendim është i vonuar por i mirëpritur, shkruan lajmi.net.
“Këto masa u vendosën si pasojë e tensioneve dhe moskoordinimit politik të kësaj Qeverie me aleatët tanë, megjithatë as progresi nuk mund të arrihet përmes ndëshkimit, por përmes partneritetit dhe bashkëpunimit”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë se për Evropën, problemi historikisht ka qenë Serbia dhe jo Kosova.
“Kosova është pjesë e forcimit të stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Për rrjedhojë, këto masa ndëshkuese kanë prekur padrejtësisht qytetarët, ekonominë dhe perspektivën tonë evropiane. Qytetarët tanë nuk do të duhej të ndëshkoheshin për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë”, ka shtuar ai në Facebook.
Ai ka thënë se qytetarët e Kosovës janë qytetarët më proevropianë në Ballkanin Perëndimor, dhe për këtë ka thënë se Kosova meriton trajtim të drejtë, mbështetje të plotë dhe një rrugë të qartë drejt integrimit evropian, pa pengesa që e vonojnë këtë proces. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: