back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajme“Vendim i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese, mund të na përsëritej skenari i...

“Vendim i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese, mund të na përsëritej skenari i Maqedonisë”

Të ngjajshme

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Shembet muri në Han të Elezit, vetura përfundon nën rrënoja

Një incident i rëndë ka ndodhur sonte në Han...

Filmi i Visar Morinës fiton çmimin kryesor në Sundance, luan aktori Astrit Kabashi

Filmi “Shame and Money” i regjisorit Visar Morina, me...

Lucas Paqueta zyrtarizohet te skuadra e re

Lucas Paqueta edhe zyratrisht është pjesë e Flamengos. Braziliani është...

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka komentuar zhvillimet politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Krasniqi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ndaj dekretit te Presidentit ka qenë vendim i arsyeshëm, përcjell Telegrafi.

“Duke pasur parasysh kontestimet që i kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, potencialisht do të kishim dy qeveri që do të kontestonin njëra-tjetrën e që do të mund të ekskalonte në rritje të tensioneve ose më të keqen të kishim skenarin e Maqedonisë me përleshje jashtë Kuvendit apo edhe brenda objektit”.

Ai thotë se një skenar i tillë nuk është se nuk është paralajmëruar nga akterë të ndryshëm.

Përfaqësuesi i shoqërisë civile thotë se me këtë vendim ndalet edhe koha prej 15 ditësh që i takonte Avdullah Hotit për formimin e qeverisë.

Krasniqi thotë se nëse LDK do të ftonte seancën menjëherë pas dekretit të Presidentit Gjykata Kushtetuese nuk do të kishte mundur të veprojë.

“Duket se LDK nuk i ka bërë llogaritë mirë, pasi kanë menduar se Gjykata nuk do të vepronte në një ditë feste siç është 1 maji”, tha ndër të tjera Albert Krasniqi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz