Por, besojeni apo jo, një kopsht zoologjik në Filipine ofron 15 minuta masazh nga katër gjarpërinj të mëdhenj.
Menaxheri i kopshtit, Giovanni Romarate thotë se kjo iniciativë e marrë nga kopshti është bërë me qëllim që të promovohet bashkëveprimi mes njerëzve dhe kafshëve, transmeton Gazeta Express.
“Ne e kemi ndryshuar kopshtin dhe e kemi bërë një kopsht interaktiv”, tha Giovanni. “Të gjithë mund ta kenë shansin që të masazhohen nga gjarpërinjtë që i kemi këtu”, tha ai.
Masazhi bëhet nga katër gjarpërinj. Para masazhit, secili nga gjarpërinjtë ushqehen me dhjetë pula kështu që të mos uriten gjatë masazhit e të mos i sulmojnë klientët.
Ata që duan t’i nënshtrohen këtij masazhi udhëzohen me instrukcione të sigurisë para se të hynë brenda.