back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeVëllezërit Mustafa janë tregues se sa e padrejtë është jeta në Kosovë

Vëllezërit Mustafa janë tregues se sa e padrejtë është jeta në Kosovë

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Para disa ditësh në qiellin e Prishtinës u shfaq një avion privat i ardhur nga Gjermania pocaçërisht për Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Arsyeja ishte për ta dërguar për mjekim në një nga spitalet e Gjermanisë, shkruan albeu.com

Fillimisht Ish-kryeministri Mustafa u shtrua në një spital privat në Prishtinë për shkak të një viroze gripale që u tha fillimisht por më vonë doli se dyshohej se ishte prekur nga një sindromë e rrallë.

Pas kësaj menjëherë u çua shteti më këmbë për ta ndihmuar dhe avioni privat e dërgoi Isën në Gjermani. Që nga Haradinaj deri të Thaçi menjëherë deklaruan se do ta ndihmojnë. Patjetër që është diçka e mirë kjo lloj ndihme por nëse Mustafa do të ishte qytetar i rëndomtë sa do ta kishte ndihmën e shtetit?

E, për të shkuar në Gjermani për shërim e ka provuar edhe vëllai i Isës, Ragip Mustafa por ai ishte një qytetar i Kosovës dhe nuk pati mundësi të shkonte si i vëllai me avion privat por u detyrua të merrte rrugën e azilit si mijëra qytetarë të pashpresë.

Vëllai i kryeministrit Isa Mustafa, Ragip Mustafa kërkoi azil në Gjermani dhe se për këtë rast u informua e gjithë Kosova.

Ragip Mustafa u shpreh në atë kohë se ka kërkuar azil në Gjermani për shkak se ka 12 vjet që vuan nga sëmundja e kancerit.

Prandaj kjo panoramë e tregon qartë realitetin e hidhur të pabarazisë në republikën e Kosovës pas i pushtetshmi ndihmohet edhe më shumë, ndërsa qytetari detyrohet të kërkojë azil për të shpëtuar veten.

Të Fundit

Sport

ShowBiz