back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeErdogan i dërgon Tahirit listën me emrat e ‘gylenistëve’ për ekstradim

Erdogan i dërgon Tahirit listën me emrat e ‘gylenistëve’ për ekstradim

Të ngjajshme

Muslija asiston në fitoren e Dusseldorfit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija ka bërë...

Mbappe “heroi” i Realit, i jep fitoren në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj...

Dosja Jeffrey Epstein: Në një email përmendet edhe emri i Behgjet Pacollit

Dosja Jeffrey Epstein, ku mesazhet janë publikuar nga Departamenti...

Ja çfarë rasti ka humbur Mbappe

Po zhvillohet aktualisht ndeshja midis Real Madridit dhe Rayo...

Turqia nuk po heq dorë nga kërkesa që Kosova të ekstradojë personat e dyshuar se kanë qenë anëtar të organizatës FETO, të Fetullah Gylen, të cilën autoritetet turke e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Lidhur me këtë çështje, lajmi.net merr vesh së ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marr një listë nga Turqia për ekstradimin e disa personave që dyshohet të kenë pasur gisht në organizimin e puçit të 15 korrikut të 2016 në Turqi.

Autoritetet kosovare në fund të tetorit të vitit të kaluar kishte arrestuar shtetasin turk, Ugur Toksoy, i cili kërkohej nga Turqia si i lidhur me Lëvizjen e Fetullah Gylenit.

Mirëpo, pas më shumë se një muaji që ishte arrestuar me urdhër të prokurorisë, Toksoy, u lirua dhe u refuzua kërkesa e Turqisë për ekstradim. Kërkesën për ekstradim Ministria e Drejtësisë e Republikës së Turqisë, e kishte bërë më 16 dhe 19 tetor të vitit 2017, dhe Gjykatës Penale, kishte shpallur urdhër-arrest.

Prokuroi Ali Rexha, aso kohe kishte deklaruar se tërhoqi kërkesën për ekstradim të Toksoy-t, me arsyetimin se nuk kishte gjetje të provave në lidhje me atë që kishte kërkuar Turqia.

Gjithashtu, lajmi.net merr vesh se javës së ardhshme pritet vizita e zëvendësministrit të Drejtësisë së Turqisë në Kosovë, e kjo vizitë do të jetë pikërisht për listën për ekstradimin e personave të dyshuar nga Turqia.

Kosova nuk është vendi i vetëm që Turqia ka kërkuar ekstradimin e ‘gylenistave’, pasi një gjë të tillë e ka kërkuar edhe nga Mozambiku, Kazakistani dhe Rumania, Bosnjë dhe Hercegovina, Bullgaria, Belgjika, Maroku, Afrika Jugore, Holanda, Kirgistani, Republika Turke e Qipros Veriore, Polonia, Gjermania e të tjera.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz