Vëllaznimi emëron trajnerin e ri pas largimit të Ismet Munishit
BILLI

Lexo edheJa kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, mësoni datat

Vëllaznimi ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të Ismet Munishit.
Vendin e tij e ka zënë trajneri gjakovar, Blerim Mula.
Lajmi është konfirmuar për gazetën nga menaxheri gjeneral i klubit, Besnik Gojani.

Lexo edheJa kur do të zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale, mësoni datat
“Jemi dakorduar me Blerim Mulën që ai ta drejtojë Vëllaznimin deri në përfundim të këtij kampionati. Njëkohësisht e falënderojmë Munishin për kontributin”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.
Mula është trajner i respektuar nga qyteti i Gjakovës, derisa edhe më herët ka drejtuar ekipin kuqezi.
