Vëllai i Sylejman Selimit: Jemi me ty, se ‘shokët’ e ‘idealit’ ta kthyen shpinën (Foto)

Vëllai i ish-komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, ka shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi të tij, me një mbishkrim emocionues e thumbues.
Fidan Selimi i ka goditur shokët e vëllait të tij, të cilët ai i ka akuzuar se ia kanë kthyer Sylejman Selimit shpinën.
“Jemi me ty vëlla, se “shokët” e “idealit” ta kthyen shpinën ashtu siç ta kthyen edhe në luftë.., Ky është një grusht qe s’na rr’zon veç çka na forcon”, ka shkruar Fidan Selimi.

Lexo edheKjo nuk pritej, ja kë po e do Kadri Veseli ta bëjë kryetar në Malishevë?!
Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë sot i ka ulur Sylejman Selimit dënimi prej 8 vjetëve në 7 vjet burgim në rastin “Drenica 2″.
Selimi është dënuar edhe me 6 vjet burg më 2015 në rastin “Drenica 1”.














