Ka kohë që Partia Demokratike e Kosovës Dega në Malishevë po kalon nëpër një krizë të thellë organizative. Si duket PDK nuk po mundet ta merr veten nga humbja e zgjedhjeve lokale të vitit 2013.
Por, kriza nuk përfundon me kaq. Tani brenda kësaj dege ka filluar lufta e ashpër për dominim, e përcjellë me situata aspak të qeta. Kështu bëjnë të ditura burimet për malishevapress.

Sipas burimeve të afërta me këtë subjekt, Ish kryetari Isni Kilaj aktualisht zv.ministër i financave është duke u ballafaquar me kritika të ashpra nga brenda dhe si kundër kandidat i tij ka dalë haptas ish deputeti Halit Krasniqi. Në mes të dyve tani ka një ftohje raportesh që ka dërguar edhe në krijimin e grupimeve për dhe kundër, derisa kryetari i PDK-së Kadri Veseli thuhet të mos ketë simpati ndaj Kilajt.
Burimi nuk ka konfirmuar nëse ka pasur ose jo përplasje fizike por që ka përshkruar gjendjen si acaruese dhe mjaft të tensionuar.
Përveç Krasniqit dhe Kilajt ambiciet për të marrë frenat në dorë ka shfaqur edhe ish drejtori i shëndetësisë Skender Hoti i cili tashmë ushtron një funksion të lartë në Ministrinë e Punëve të Brendshme.