Vëllai publikon pamjet e momentit kur Egzona largohet me një veturë të bardhë

Egzona, nëna e katër fëmijëve nga Podujeva, e cila është shpallur e zhdukur nga familjarët e saj që nga data 2 janar, është lajmëruar te familja e saj.
Lajmin e ka konfirmuar vëllai i saj, Albion Imeri, i cili tha se motra e tij i ka thënë se është mirë dhe e sigurt, por se nuk ka treguar se ku ose me kë është.
“Egzona është lajmëruar. Na ka thirrur në Snapchat dhe kemi folur me zë. Vendndodhjen nuk e dimë, se nuk na ka treguar dhe as me kënd është nuk na ka treguar. Vetëm na ka thënë se është mirë dhe e sigurt”, ka thënë ai për mediat.
Ndër të tjera raportohet se ajo ka thënë se do të bëjë çmos për të marrë fëmijët mbrapsht.

Lexo edheKy është personi që dyshohet se vrau gruan e tij në Skenderaj (Foto)
Paraprakisht, vëllai i saj në media kishte publikuar edhe disa pamje të kamerave të sigurimit, ku shihet një veturë e bardhë me të cilën ai thotë se është larguar motra e tij.
Egzona, të cilës bashkëshorti i ka vdekur para tri viteve, jetonte bashkë me katër fëmijë e saj (më i madhi 12 vjeç) te familja e burrit të saj.
Ndërkaq, festat e fundvitit kishte shkuar t’i festonte bashkë me familjen e saj në komunën e Podujevës.














